Këngëtarja e re Baby G bëri bujë të madhe pak javë më parë me largimin e saj nga labeli “ON Records”.
Ajo kishte filluar karrierën e saj në po këtë label, dhe si kundër kishte krijuar miqësi shumë të mirë me artistët e tjerë të grupit si: Kida, Mozzik, Getinjo etj.
Por, duket se kjo miqësi mes tyre nuk ekziston më, ose së paku kështu bën të mendojmë qëndrimi i saj ndaj reperit Mozzik.
Baby G ka publikuar së fundmi një refren të këngës “n’Kuks” në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ofendon Mozzikin, duke e quajtur “p*ssy boy”.
Se çfarë e ka shtyrë drejt një statusi të tillë, mund ta dijë vetë ajo, megjithatë duket se mes dyshes tashmë ka vetëm një “ish-miqësi”. /Telegrafi/