Telegrafi

Baby G me një tjetër stil, frymëzohet nga veshja e babait të saj gjatë luftës në Kosovë (Foto)

Këngëtarja e re Baby G ditë më parë bëri të ditur se la labelin e “ON records”, për të vazhuar karrierën me një tjetër staf menaxhues.

Projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “No kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me Feron, dhe u prit mirë nga publiku.

Lexo po ashtu Baby G me disa poza që i tregojnë trupin, por i shoqëron edhe me mesazhe (Foto)

Ndërkohë, ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e veshur me një xhaketë rozë dhe blu, e njëjta që babai i saj kishte veshur dikur në kohën e luftës së Kosovë, gjatë kohës sa ishte shpërngulur në Kukës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Frymëzimi im, babai im ishte një vrasës i modës. Të dua shumë babi”, ka shkruar këngëtarja e re në mbishkrimin e fotografisë.

Baby G njihet më shumë për paraqitjet e saj provokuese në rrjetet sociale, se sa për potencën vokale. /Telegrafi/