Telegrafi

Baby G në përgatitje të projektit të radhës, sjell fotografi nga studioja

Baby G (Foto: Instagram/babygee)

Baby G është njëra nga artistet e estradës shqiptare që komentohet, ndonëse më së shumti sa i përket stilit të saj dhe publikimeve në rrjetet sociale.

Karrierën muzikore ajo e filloi në Kosovë, pasi më parë jetonte në Britani të Madhe, ku edhe zhvillonte botën e saj të artit.

Menjëherë pas kthimit në vend, ajo ka sjellë një numër të konsiderueshëm këngësh, të cilat dëgjohen edhe në ditët e sotme.

Kohët e fundit, këngëtarja me prejardhje nga Kukësi nuk ka qenë edhe shumë aktive në industrinë muzikore. Ajo përmes rrjetit social Instagram tashmë ka bërë të ditur se është duke punuar në projekte të reja dhe mezi pret që të rikthehet.

“Unë do të jem duke punuar në këtë studio dhe mezi pres që të filloj dhe të kthehem sërish. Më ndiqni që të jeni të informuar”, ka shkruar Baby G në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se projekti i saj i fundit titullohet “Rap Song” dhe është i dyti me radhë i realizuar në zhanrin hip-hip. /Telegrafi/