Telegrafi

Baby G fshin të gjitha fotografitë e mëparshme në rrjetet sociale, rrit dyshimet se është ndarë nga i dashuri

Foto: Baby G/Instagram

Këngëtarja Baby G e kishte bërë publike lidhjen e saj kohë më parë nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale.

Ndërkohë i dashuri i saj, Lim Hoti, ishte shfaqur publikisht në disa skena bashkë në klipin e saj “Pretty Gangster”.

Por, duket se dyshja kanë vendosur të ndajnë rrugët, e shenjat e para që e tregojnë këtë janë fakti që ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Baby G në anën tjetër ka larguar çdo fotografi nga llogaria e saj zyrtare në Instagram, duke mos dashur të ruajë asnjë kujtim të mëparshëm.

E vetmja fotografi që mund të gjendet në llogarinë e saj, është një imazh nga plazhi i publikuar së fundmi.

Sidoqoftë, dyshja ende nuk e kanë konfirmuar me ndonjë deklaratë publike nëse lajmi për ndarjen e tyre është i vërtetë. /Telegrafi/