Këngëtarja Baby G e kishte bërë publike lidhjen e saj kohë më parë nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale.
Ndërkohë i dashuri i saj, Lim Hoti, ishte shfaqur publikisht në disa skena bashkë në klipin e saj “Pretty Gangster”.
https://www.youtube.com/watch?v=qUv6wzPuqNk
Por, duket se dyshja kanë vendosur të ndajnë rrugët, e shenjat e para që e tregojnë këtë janë fakti që ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin.
Baby G në anën tjetër ka larguar çdo fotografi nga llogaria e saj zyrtare në Instagram, duke mos dashur të ruajë asnjë kujtim të mëparshëm.
E vetmja fotografi që mund të gjendet në llogarinë e saj, është një imazh nga plazhi i publikuar së fundmi.
Sidoqoftë, dyshja ende nuk e kanë konfirmuar me ndonjë deklaratë publike nëse lajmi për ndarjen e tyre është i vërtetë. /Telegrafi/