Këngëtarja e re Baby G është e njohur tashmë për “çudirat” e saj.
Këtë vit ajo ka nënshkruar kontratë me një kompani ndërkombëtare, me ç’rast tash e tutje është duke përgatitur projekte të reja për tregun evropian.
Baby G është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është edhe mjaft aktive.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet mjaft seksi e veshur me bikini.
Por, në qoftë se vërejmë me vëmendje, shohim se bikinit e këngëtares kanë elemente nga veshjet kombëtare.
Madje, gjykuar edhe nga rrethi që Baby G ka vënë në qafë, duket sikur këngëtarja ka bërë një modifikim të veshjes së Hasit në bikini.
Nuk dihet nëse ky modifikim është për ndonjë nga skenat e klipit të saj më të ri. /Telegrafi/