Site icon Telegrafi

Baby G lanson klipin e këngës “Fenomal”

(Foto: Instagram/babygee)

Baby G e ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Fenomal” dhe e ka kompletuar nga ana vizuale.

Kënga është realizuar nga Massive Studio, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtarja së bashku me studion.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Kotorri që e ka xhiruar videoklipin muzikor.

E njohur për figurën e pëlqyer trupore, këngëtarja është kujdesur që të vijë atraktive në klipin e ri.

Projekti “Fenomal” shënon rikthimin e Baby G me material të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version