Telegrafi

Baby G konfirmon se nuk është ndarë nga i dashuri

Është përfolur ditë më parë se këngëtarja Baby G është ndarë nga i dashuri i saj.

Ajo dhe Lim Hoti larguan të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale, teksa njëlloj bënë edhe me klipin e përbashkët që sollën dikur.

Mirëpo këto duken të mos jenë shenja ndarje për çiftin, kjo pasi me një postim të bërë së fundmi, ata kanë treguar se vazhdojnë të jenë bashkë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ishte i dashuri i saj, reperi Lim Hoti, ai i cili publikoi një video të shkurtër në Instagram, ku shfaqej pranë Baby G-së, ndërsa i uronte ditëlindjen.

Foto: Lim Hoti/InstaStory

“Gëzuar ditëlindjen yll”, ka shkruar ai duke konfirmuar se vazhdojnë të jenë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Baby G përndryshe vazhdon të jetë aktive në tregun muzikor me prurje të shumta që gjithnjë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/