Site icon Telegrafi

Baby G humbet gjyshin, i dedikon fjalë prekëse në Instagram (Foto)

Këngëtarja e re Baby G së fundmi është përballur me një ngjarje mjaft të hidhur në jetën e saj.

Ajo ka bërë të ditur sot se ka humbur gjyshin, me të cilin ka pasur një raport shumë të mirë.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi të sajën bashkë me gjyshin në rrjetin social Instagram, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar fjalë prekëse.

“Jam shumë e mërzitur aktualsisht. U prefsh në paqe gjush. Ti do jesh gjithmonë një prej persoanve më të rëndësishëm të jetës sime dhe dikush të cilin kam tentuar gjithmonë ta bëj krenar. Unë do të dua shumë gjithmonë dhe jam e përmbushur që munda të as me ty sot para se të shkosh. Të dua shumë mbreti im. Do më mungosh”, (sic.), ka shkruar Baby G.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E njëjta vazhdon të jetë një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndanë me fansat momente nga jeta e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version