Këngëtarja shqiptare, Gordana Kingji, ka publikuar projektin e ri muzikor.
Baby G në këtë këngë ka bashkëpunuar me të dashurin e saj, Lim Hotin, projekti i të cilëve titullohet “Pretty Gangster”.
Ky projekt i çiftit vjen i finalizuar edhe me klip, ku dyshja shfaqen në skena mjaft intime me njëri-tjetrin.
https://www.youtube.com/watch?v=qUv6wzPuqNk
Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge janë përkujdesur vet artistët, kurse muzikën e ka bërë Ervin Gonxhi.
Kujtojmë që Baby G e bëri publike lidhjen në ditën e të dashuruarve dhe ky është bashkëpunimi i tyre i parë. /Telegrafi/