Telegrafi

Baby G bën rikthimin me këngën e re “Larg”

Këngëtarja nga Shqipëria, Baby G, i është rikthyer skenës muzikore pas një pauze njëvjeçare.

Artistja e njohur ka publikuar këngën e re të quajtur “Larg”, të cilën po ashtu e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Meqenëse është një artiste që komentohet mjaft shumë edhe për paraqitjen e jashtme, Gordana Kingji (emri i vërtetë) edhe në këtë klip erdhi në skena atraktive.

Baby G (Foto: YouTube)

Me vallëzimet atraktive pranë detit, ish-anëtarja e “On Records” dukej në formë të mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Baby G

Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet artistja, kurse për ‘beat-in’ u përkujdes Stine Records.

Videoja muzikore ndërkaq i është besuar produksionit ‘Estia Film’.

Besohet se edhe ky projekt i Baby G do të pritet mirë nga fansat e publiku. /Telegrafi/