Telegrafi

“Baby Baby”, Getinjo publikon projektin e ri muzikor

Getinjo (Foto: Instagram)

Nuk ka më shumë se katër ditë që reperi nga Ferizaj, Getinjo, ka publikuar projektin muzikor “Rash”.

Ky projekt erdhi si pasojë e qëndrimit në izolim për shkak të pandemisë coronavirus, ku edhe klipin e këngës e kishte xhiruar në shtëpi.

Gjatë ditës së shtunë, përmes rrjetit social Instagram, Getinjo ka bërë të ditur se ka publikuar edhe një projekt tjetër.

Kënga titullohet “Baby Baby” dhe instrumentalin e saj e ka bërë DJ Money, ndërsa për tekstin, si zakonisht, është përkujdesur vet reperi.

Lexo po ashtu Getinjo publikon këngën “Rash”, xhiron klipin në vetizolim

Kësaj radhe, muzika është përcjellë përmes serialit “The Simpson”, ku Getinjo është personalizuar me karakterin e Bart Simpson.

Projekti muzikor tashmë gjendet në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube dhe ka filluar të marrë një numër të konsiderueshëm klikimesh. /Telegrafi/