Telegrafi

Babë e djalë kërcënojnë policin

Policia në Deçan ka arrestuar dy persona, babë e djalë pasi njëri prej të dyshuarve nuk i ka zbatuar urdhrat e ligjshëm dhe i njëjti e ka kërcënuar zyrtarin e Policisë e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.Patrullat e Policisë kanë shkuar në adresë të tyre dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion të Policisë.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri prej te dyshuarve është ndaluar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/