Telegrafi

Babë e bir, s’ka më mirë – Sabriu dhe Ermali bashkë në turne (Foto)

Sabri Fejzullahu është një prej këngëtarëve më të mëdhenj të muzikës moderne shqiptare.

Ai ka mbi 700 këngë të realizuara dhe dhjetëra hite të mëdha në karrierën e tij.

Prapa nuk ka mbetur as djali i tij, Ermal Fejzullahu, i cili është prej artistëve më të kërkuar të muzikës pop folk dhe asaj argëtuese.

Tash duket se dyshja janë ftuar që të performojnë në Evropë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Sabriu dhe Ermali kështu tash gjenden në Kroaci së bashku, para performancave që i presin të dyve.

Vet Ermali shprehu kënaqësinë që është në rrugë me babain e tij, me të cilin për shkak të angazhimeve shihet rrallë.

“E ku ka më mirë se me marr rrugë me babë. Dubrovnik me Sabrianon”, u shpreh Ermali në rrjetin social Facebook.