Telegrafi

Babë e bir në duet, Xeni dhe Korabi sjellin “Kujtimet e vjetra” (Video)

Këngëtarët Shkelzen Jetishi – Xeni dhe djali i tij Korab Jetishi kanë vendosur që këtë verë të vijnë në duet.

“kujtime të vjetra” titullohet kënga, e cila i sjell me nostalgji dhe tinguj babë e bir.

Kënga është punuar nga Valter Beqo, vargjet e tekstit i ka shkruar 2 Step, ndërsa klipi është realizuar nga Imagine Films.

“Kujtime të vjetra” është këngë tipike verore, e cila flet për dashurinë, dhe vjen në mënyrën më të mirë të mundshme nga dueti Xeni dhe Korab Jetishi. /Telegrafi/