Site icon Telegrafi

Babë e bir digjen rëndë nga bombola e gazit, kërkohet ndihmë (Foto, +18)

Pas shpërthimit të një bombole gazi, kanë mbetur të djegur rëndë babë e bir nga Lipjani.

Skënder Gërbeshi 44 vjeçar dhe Dition Gërbeshi gjashtë vjeçar janë të aksidentuarit, për të cilët po kërkohet ndihmë, njofton Klan Kosova.

Ministria e Shëndetësisë ka mbuluar shpenzimet për Ditionin, kurse për të atin e tij vetëm 30% të shumës.

Për shërimin e njërit kërkohen 200 mijë euro. Kështu tash duhet të mblidhen edhe 140 mijë euro, që të nisen për shërim në Turqi.

Operatori telefonik “Vala” ka bërë të mundur që për çdo thirrje në numrin 55 101, të dhurohet nga një euro.

Kurse xhirollogaria për të ndihmuar është e hapur në emër të grua së Skënderit. Numin mund ta gjeni më poshtë.

Klienti : XHEMILE OLLURI(rr.Sadik Shala, Lipjan).
Llogaria Bankare: 1701003030962803 (NLB BANK).
IBAN: XK05 1701 0030 3096 2803
Qytetaret mund të kontribojnë edhe me SMS, permes operatorit telefonik “VALA 900″, gjegjësisht numrit të telefonit ” 55 101″ ku per cdo SMS te derguar dhurohet nga 1 €URO për shërimin e SKENDERIT(Gelit) dhe Ditit.

Pamjet janë të rënda!

 

Exit mobile version