Labeli Babastars këtë vit sollën këngën “High 4”, e cila ishte vazhdimësi e tri këngëve të para “High”.
Kënga është pritur mirë nga publiku, ndërsa ka zgjuar menjëherë kureshtjen se kur mund të vijë “High 5”.
Mesa duket projekti i radhës është në plan të realizohet nga labeli, të cilët vetëm kanë dhënë indikacionet e para lidhur me punën rreth tij.
Ka qenë reperi Majk, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet bashkë me anëtarët e tjerë të labelit, ndërsa shkruan “High 5” në mbishkrimin e fotografisë.
Djemtë e Babastars duken shumë në disponim, ndërsa nuk kanë konfirmuar nëse mbledhja e tyre radhës ka qenë diskutimi rreth projektit “High 5”, i cili mesa duket do të realizohet në një plan të afërt. /Telegrafi/