Telegrafi

Babastars në studio për projekte të reja

Hip hop labeli Babastars kohëve të fundit janë bashkuar në studio për të bërë gati prurjet e reja muzikore.

Getoar Selimi dhe antarë të tjerë ka kohë që janë angazhuar në projekte të reja të cilat po punohen në Shqipëri.

Reperi po i punon projektet në studion e Flori Mumajesit, madje ka një bashkëpunim me të.

Në anën tjetër edhe antarë të tjerë si Cozman dhe Onat kanë bashkëpunime.

Është Bruno ai që listohet si një prej bashkpuntorëve në projektin e ardhshëm të hip ho labelit.

Babastars së fundmi lansuan disa projekte interesante, ku një prej tyre ishte “Prej Tirone” nga Cozman dhe Agon Amiga.

Hip hop labeli edhe më parë kanë bashkëpunuar me Florin duke realizuar hite të mëdha. /Telegrafi/