Telegrafi

Babastars bllokojnë komentet, Majk: Mund të dëgjoni këngën pa komentuar negativisht

Reperi i Babastars, Majk, ka dhënë një spjegim për një pyetje mjaft shpesh të shtruar në mesin e adhuruesve.

Shumë adhurues shpesh shtrojnë pyetjen pse labeli Babastars bllokon komentet në YouTube.

Yll Limani (Foto: Instagram/YllLimani)

Në paraqitjen e fundit televizive të tij, Majk deklaroi se ka arsye për këtë vendim.

“Të gjithë mund të dëgjojnë këngën, pa komentuar negativisht”, komentoi Majk shkurt.

Babastars ende nuk kanë vendosur t’i lënë të hapura komentet dhe kjo shpesh acarron publikun.

Majk publikoi së fundmi këngën me Yll Limanin që u bë hit.

Kujtojmë se sot (e enjte) është MMV ai që publikon këngën e re me titull “Ghetto Geasy”.

/Telegrafi/