Hip hop labeli, Babastars, ka arritur në milionin e parë të projektit të fundit “High 4 Real”.
Seria e hiteve “High” kulmoi me pjesën e katërt e lansuar ditë më parë.
Dhe projekti ku protagonist është Getoar Selimi bashkë me antarët tjerë të grupit tashmë sipas informacioneve të Telegrafit ka arritur një milion klikime.
Ky numër enorm i klikimve për këtë projekt vjen nga fansat e labelit që kanë pritur gjatë projektin.
Përkundër lansimit të “High 4 Real” pritet që antarët e Babastars të lansojnë këngë të reja në vazhdim të verës. /Telegrafi/