Telegrafi

Babai i uron ndryshe fëmijët për ditëlindje – vajzës i dërgon kartolinë, djalit biçikletë 1000 euroshe

Shumica e prindërve do t’ju tregojnë se sa e rëndësishme është që të ndani gjërat në mënyrë të barabartë mes fëmijëve.

Pavarësisht se sa i vogël është ndryshimi i perceptuar, fëmijët pothuajse gjithmonë ankohen se po trajtohen më keq se sa vëllai apo motra e tyre.

Një grua është ndier e ofenduar pasi ka kuptuar se si po e trajton babai në krahasim me vëllanë e saj, raporton themirror.

Megjithatë, pavarësisht se janë të një moshe, babai i tyre feston ditëlindjet e tyre në një mënyra të ndryshme.

Ajo shpjegoi se babai i saj po mendon t’i blejë vëllait të saj një biçikletë me vlerë rreth 1000 euro për ditëlindje.

“Sapo mora një kartolinë për ditëlindjen time këtë vit”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

“A kam të drejtë të mërzitem që po trajtohemi ndryshe apo duhet të pranoj që janë paratë e tij?”, pohoi gruaja.

Në këtë formë gruaja morri përgjigje të ndryshme.

Një person komentoi “unë do të pyesja babanë se si mua më dërgoi një kartë dhe ai merr një biçikletë”.

Një tjetër shtoi se gruaja nuk po tregohej e paarsyeshme, duke shkruar se “sa e çuditshme dhe e lëndueshme”. /Telegrafi/