Telegrafi

Babai i tre fëmijëve të mitur, kush është shqiptari në gjendje kome pas aksidentit në Hamburg të Gjermanisë

Katër shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik në punë në Hamburg të Gjermanisë.

Ndërkohë një prej punëtorëve, 33-vjeçari Alfred Visha, ndodhet në gjendje kome.

Baba i tre fëmijëve, Visha mësohet se punonte për të siguruar jetën e tre fëmijëve të mitur të cilët jetojnë në Shqipëri në një fshat të Matit.

Ndërkohë puna e tij ishte sezonale, pasi Visha largohej drejt Gjermanisë çdo tre muaj me pasaportë shqiptare.

Punëtoret shqiptarët po punonin në katin e tetë të objektit kur skela e tyre u shemb pranë boshtit të ashensorit.

Pasi u rrezuan frikshëm në thellësi, materialet e ndërtimit dhe shtyllat e hekurit të skelës u ranë përsipër.

Ekipi i kërkim shpëtimit me 150 persona gjeti të vdekur në vend 4 punëtore shqiptarë me plagë e trauma të shumta.