Telegrafi

Babai i Tottit ka ndërruar jetë nga COVID-19

(Foto: Instagram/francescototti)

Ikona e Romës, Francesco Totti, është në zi, pasi që babai i tij, Enzo, ka ndërruar ketë si pasojë e COVID-19.

Mediat italiane kanë raportuar gjatë të hënës se babi i ish-futbollistit italian ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në spitalin ‘Lazzaro Spallanzani’.

Disa vite më parë, Enzo kishte pësuar një sulm në zemër dhe që atëherë, ai nuk udhëtonte çdo javë nëpër Itali për ta ndjekur Tottin teksa luante me Giallorossët.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ish-klubi i Tottit, Roma, që përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime për familjarët e tij.

“Pusho i qetë, Enzo. Klubi dëshiron të shprehë ngushëllimet më të thella për bashkëshorten e tij, Fiorella, djemtë Francesco dhe Riccardo dhe gjithë familjen Totti”, shkruan në postimin e klubit italian. /Telegrafi/