Një person i kombësisë rome ka informuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 05:35, në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitë policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një AK-47 me 36 fishekë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim