Telegrafi

Babai i Sadikut tregon pse sulmusit të Kombëtares së Shqipërisë i nevojitet pasaporta bullgare

Pas lajmit të dalë në media se Armando Sadiku kishte aplikuar për pasaportë bullgare, lajmi bëri bujë në mediat soaciale.

Në fakt sulmuesi thjeshtë dëshiron që t’i bashkohet një ekipi të njohur por jo si lojtar i huaj ekstrakomunitar.

Ka qenë vetë babai i Armando Sadikut, Durimi ai që ka sqaruar çështjen e pasaportës bullgare për sulmuesin e Kombëtares kuqezi.

Lexo po ashtu Ylli i Shqipërisë, bën kërkesë për tu pajisur me pasaportë të Bullgarisë (Foto)

Në një intervistë për Panorama Sport, Durim Sadiku tregoi arsyen e vërtetë të kësaj lëvizje.

“Në radhë të parë kjo do të sjellë shumë lehtësira në karrierën e tij si futbollist. Me pasaportën bullgare nuk do të jetë më një futbollist ekstrakomunitar, gjë e cila e ka penguar shumë deri më tani.

Ai ka humbur mundësitë që të transferohet në skuadra të tjera, për shkak se ata kërkonin futbollistë jo ekstrakomunitarë. Tani kishte mundësinë për të luajtur te Pescara apo te Palermo, por pikërisht për këtë arsye nuk shkoi dot”, ishin fjalët e Durim Sadikut.