Telegrafi

Babai i “rusëve” flet për arrestimin (Video)

Policia nuk i fali as shtetasit rusë e serbë që hynë ilegalisht në Kosovë. Babai i disa prej të arrestuarve thotë se ata nuk kishin qëllim të keq kur kaluan kufirin.

E tre nga personat e arrestuar janë fëmijët e Radisav Peroviqit i cili është banorë serb i fshatit Metergoc të Podujevës, njofton KlanKosova.

Peroviq thotë se fëmijët e tij nuk kishin qëllim të keq me vizitën e tyre.

“Një djalë i imi jeton edhe punon në Rusi dhe disa shokë i kanë ardhur nga Rusia për të parë se si jetojmë ne këtu. Ata i kanë arrestuar pasi që këtu nuk ka pikë zyrtare të kalimit kufitar në pjesën e rrugës ku kanë hyrë ata”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësorë.

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimorë dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësorë.

Pas pagesës së dënimit me gjobë të pandehurit do të përcillen për në pikën kufitare më të afërt nga Policia e Kosovës./Telegrafi/