Një rast i rrëmbimit është raportuar dje në Stacionin e Policisë në Pejë.
Në njoftimin e policisë thuhet se ankuesja ka raportuar për rrëmbimin e fëmijës së saj.
Sipas policisë, ankuesja ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, ka marrë djalin tyre tetë vjeçar dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/