Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj birit të tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:00, në Viti.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/