Telegrafi

Dhunë në familje në Kamenicë, rrah gruan dhe djalin

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, në Kamenicë.

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij viktimave kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/