Tashmë një numër i madh njerëzish në mbarë botën kanë marrë vaksinën kundër virusit COVID-19.
Përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët, në veçanti emrat e njohur që jetojnë jashtë kufijve, përkatësisht në shtetet më me renome ku numri i vaksinave të shpërndara është më i madh.
Së fundmi, vaksinën kundër coronavirusit ka bërë të ditur se e ka marrë edhe babai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, Besnik Sahatçiu – Ora.
Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory nga momenti i vaksinën, gjersa më pas ka ndarë me ndjekësit edhe kartonin e vaksinës së marrë nga AstraZeneca.
Babai i artistes shqiptare, Besniku, e ka marrë vaksinën kundër coronavirusi pranë NHS-së, i njohur si Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar.
Është pikërisht ky institucioni ku për vite më radhë ka punuar e ëma e këngëtares, psikiatrja Vera Sahatçiu – Ora, e cila gjithashtu krah bashkëshortit ka marrë vaksinën preventive.
Ndërkohë, nuk është bërë e ditur nëse edhe vet Rita e ka marrë një vaksinë të tillë, pasi e njëjta ndodhet për momentin në Australi larg familjes së saj, pasi do të jetë anëtare e jurisë në “The Voice Australia”. /Telegrafi/