Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 07:20, në rajonin e Ferizajt, ku babai pas një mosmarrëveshje me djalin e tij, e ka plagosur atë me armë në këmbë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Sipas tij, viktima 23 vjeçar është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar në rajonin e policisë.
“Rasti ka ndodh rreth orës 07:20 në mëngjes. Informacionet i kemi se prindi e ka plagos djalin e tij me armë në këmbë” ka thënë zëdhënësi policisë për i rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. /Telegrafi/