Site icon Telegrafi

Babai nuk i pëlqen këngët që i dëgjon në veturën e Bebe Rexhës (Foto)

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pos koncerteve dhe angazhimeve në karrierë, ajo ka edhe një jetë private dhe familjare.

Kohë pas kohe bukuroshja ndan kohë edhe për babanë, i cili i bënë vizita të befasishme në apartament.

Lexo po ashtu E ëma e Bebe Rexhës tipike nënë shqiptare! Vërtetohet nga mesazhet që ia dërgon në telefon (Foto)

Ditë më parë ajo publikoi një video teksa Flamur Rexha dëgjonte muzikë shqipe në banesën e saj.

Së fundi, Bebe shihet në një automobil me babanë teksa tregon se atij nuk po i pëlqen përzgjedhja e këngëve që ka në veturë ajo.

Lexo po ashtu Bebe Rexha ndez atmosferën me vallëzimin e saj në dasmën shqiptare (Video)

“Babai im nuk është i kënaqur me këngët e mia të përzgjedhura”, ka shkruar Bebe në llogarinë personale të Instagramit.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version