Site icon Telegrafi

Babai i Nico Gonzalez: Ai zgjodhi Barcelonën para Real Madridit

Babai i mesfushorit të ri, Nico Gonzalez, Fran Gonzalez ka këmbëngulur se lojtari është plotësisht i përkushtuar te Barcelona.

Mesfushori po lidhet me një largim të madh parash nga Camp Nou, me Manchester Cityn mes klubeve të interesuara.

Fran Gonzalez, babai i Nicos, ka qenë trajner në City për disa sezone, teksa ka folur për situatën e djalit të tij dhe zgjedhjen e bërë për Barcelonën.

Lexo po ashtu Dani Alves shmang shkeljen e stemës së Barcelonës, ndikimi i tij bëhet i madh pasi Nico e kopjon veprimin e tij

“Ishte e lehtë për djaloshin të shkonte te Barcelonë”, ka thënë fillimisht Fran për ESPN.

“Ne mund të shkonim te Real Madrid ose Barcelona, por ai zgjodhi Barçën. Epo, ai dhe nëna e tij zgjodhën Barcelonën!”.

“Ai kishte oferta nga kudo, shumë të rëndësishme, shumë para, por ëndrra e tij ishte të luante në Barcelonë”.

“Ishte një sakrificë e madhe për vëllezërit e tij, të cilët nuk donin të shkonin në Barcelonë, por ëndrra u realizua këtë sezon”, përfundoi babai i Nicos. /Telegrafi/

Exit mobile version