Një baba beqar nga Nebraska ishte ndalur në një dyqan ushqimor për të blerë një sallatë, por ishte larguar nga dyqani me tiketën fituese të lotarisë me një çmim prej 1 milion dollarëve.
Brant Edginton ishte ndaluar në dyqanin Baker në Fremont për të marrë diçka për të ngrënë, kur në momentin e fundit vendosi të investojë disa dollarë për një tiketë të lotarisë së Nebraskas, transmeton Telegrafi.
“Nuk luaj aq shpesh. Si baba beqar, më i rëndësishëm është kursimi”, tha Edington pasi mësoi se ka fituar shpërblimin prej 1 milionë dollarë.
Pavarësisht se babai dhe gjyshi i tij ishin lojtar të rregullt të Mega Millions dhe Powerball, Edington thotë se luan vetëm kur xhekpoti është i lartë – dhe se nuk kishte planifikuar të blejë tiketën gjatë ndalesës së tij në dyqan.
Tiketa e tij kishte pesë numrat fitues 3, 8, 31, 35 dhe 44 – por jo edhe tjetrin (16) për ta fituar çmimin kryesor Mega Ball. /Telegrafi/