Telegrafi

Babai i Neymarit i pakënaqur me mediat, citon fjalët e Denzel Washington (Video)

Babi i Neymar, Neymar Santos Sr, duket se nuk ka mundur të qëndrojë indiferent ndaj presionit të madh të medieve që i bëhet djalit të tij.

Braziliani ka shfrytëzuar Instagramin ku ka postuar një video të Denzel Washington, teksa aktori flet për lajmet e rreme dhe papërgjegjësinë në media.

‘“Shtypi”

Gazetarja: Ti ishe subjekt i një lajmi të rremë. Çfarë mund të na thoni mbi këtë?

Aktori: Çfarë thonë ata, se kam votuar për President, për kë?

Gazetarja: Ti përbën lajm sepse ti ndryshove anë dhe mbështete Donald Trump.

Aktori: Nëse nuk lexon gazetat je i painformuar, nëse i lexon, je i dezinformuar.

Gazetarja: Çfarë bën ti?

Aktori: Kjo është një pyetje e madhe. Sot nuk ka nevojë të japin shumë informacion, sot duan vetëm të japin lajmin të parët dhe ndaj nuk janë më të besueshëm. Prandaj çfarë përgjegjësie ke ti? Të jesh i vërtetë, jo vetëm të jesh i pari, por të jesh i vërtetë në atë që thua. Ne nuk e vrasim më mendjen se kë lëndojmë, kë shkatërrojmë, se cila është e vërteta, vetëm të shkruajnë e të shesin”, shkruhej në postimin e babit të Neymar.

Vlen të theksohet se dje (e premte) ylli brazilian u përfshi në një rrahje e lojtarin tjetër të Barcelonës, Nelson Semedo. /Telegrafi/