Juventusi ka hyrë në bisedime me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.
Ky i fundit thuhet se mezi po pret që gjatë verës të largohet nga kampioni francez, ku ishte rapotuar se shumë shpejt do të rikthehet te Barcelona.
Mediat italiani kanë shkruar sot se babai i futbollistit tashmë ka kontaktuar me kampionët italian. Në të vërtetë, Neymar Sr gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtojë drejt Torinos.
Kështu njofton së paku RAI Sport, i cili zbuloi përmes mediave sociale se “Babai i Neymarit po udhëton nëpër Evropë për të hulumtuar disa klube”.
“Pas Barçës që dëshiron ta transferojë, por që është shumë e vështirë, në garë kanë hyrë edhe Real Madridi dhe Bayern Munichi”.
“Tani ai pritet të vjen edhe në Torino. Ai do të takohet (drejtori sportiv Fabio) Paraticin e Juventusit”, njofton radio italiane.
Ndryshe, Juve së fundi ka nënshkruar me kapitenin e Ajaxit, Matthijs de Ligt gjersa ditë më parë si lojtar të lirë e transferoi ish-mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramseyn. /Telegrafi/