Telegrafi

Babai i Neymar do të jetë paguar më shumë se Messi nga Barca, nëse e merr kompensimin kur të largohet braziliani

Babai i Neymarit ka kërkuar nga Paris Saint-Germaini që ta shtyjnë kompletimin e marrëveshjes për transferimin e djalit të tij pas ditës së sotme (31 korrik) në mënyrë që ai të përfitojë rreth 26 milionë euro.

Braziliani pritet të largohet nga Camp Nou këtë verë për të nënshkruar me klubin francez, për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Neymari luajti ‘El Clasicon’ e fundit, shkon në zhveshtore dhe u jep lamtumirën edhe futbollistëve të Realit (Video)

Mirëpo, nëse Neymar është lojtar i Barcës deri nesër (1 gusht), babai i tij do ta përfitojë shumën e përmendur të parave, si pjesë e kontratës që e ka nënshkruar në verën e kaluar.

Në asnjë sezon Lionel Messi nuk është paguar 23 milionë euro nga Barca

The Sunday Times raporton se Neymar Snr. ka kontaktuar me PSG-në dhe ka kërkuar që marrëveshja të ndodhë pas 31 korrikut.

Nëse i përfiton 26 milionë eurot e përmendura, atëherë babai i Neymarit do të ketë përfituar më shumë se Liones Messi nga Barcelona që nga viti 2013.

Sidoqoftë, për ta transferuar sulmuesin, PSG duhet t’i arsyetojë te UEFA rreth 112 milionë euro në kuadër të rregullave financiare. /Telegrafi/