Telegrafi

Babai i Messit thuhet se ka mbërritur në Angli për të biseduar me drejtuesit e Man Cityt për një transferim sensacion në Etihad

Babai i yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, Jorge thuhet se sot (e enjte) do të jetë në Angli për bisedime me drejtuesit e Manchester Cityt.

Kapiteni i Barcelonës do të braktisë klubin e tij të fëmijërisë pas gati 20 vjetësh pas një rënieje të madhe në hierarkinë e klubit.

E ardhmja e tij vazhdon të diskutohet se ku do të jetë, por raportet e shumta të mediave i shohin anglezët e Cityt si favorit për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Caktohet takimi mes drejtuesve të Man Cityt dhe babait të Messit

Sipas mediumit TyC Sports, Jorge ka zbritur në Angli për të diskutuar kushtet rreth një transferimi sensacional të Messit në Etihad.

Raportet shtojnë se një marrëveshje dy-vjeçare po vlerësohet nga babai i sulmuesit të Barcelonës.

Lexo po ashtu Ndihmësi i Pep Guardiolas e poston dhe pastaj e fshinë një fotografi të Lionel Messit në Instagram

Drejtori i Cityt, Ferran Soriano ka arritur në kampin e Messit për t’i siguruar ata që City mund të lejojë ta nënshkruajnë atë edhe nëse ata duhet të paguajnë një tarifë transferimi.

Ndryshe, Messi i dërgoi një faks bordin të klubit për t’i informuar ata që dëshiron të largohet këtë verë. /Telegrafi/