Babai dhe agjenti i Lionel Messit, Jorge, u pa që po hipte në një aeroplan që shkonte për në Barcelonë të martën pasdite.
Ai do të zbarkojë në mëngjes në Kataloni, ku do të takohet me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu për të diskutuar të ardhmen e djalit të tij.
Tema kryesore e takimit do të jetë vendimi i Messit për t’u larguar nga klubi dhe siguria e tij se ai mund ta bëjë këtë falas.
Barcelona beson se klauzola që do të lejojë argjentinasin të lirohet ka skaduar dhe La Liga ka dalë në krah të klubit përmes një deklarate zyrtare.
Jorge is on his way ?
Messi’s father has boarded a plane to Barcelona
?https://t.co/DHD11OXTdK pic.twitter.com/w6fSO77hd4
— MARCA in English (@MARCAinENGLISH) September 1, 2020
Ndërkohë, Messi ka refuzuar të paraqitej për testimet për coronavirus që lojtarët e Barcelonës iu nënshtruan para fillimit të përgatitjeve.
Madje ai nuk është paraqitur fare as në stërvitje.
Kapiteni i skuadrës katalanase është i bindur se dëshiron të largohet nga skuadra këtë verë pavarësisht se i ka mbetur edhe një vit në kontratë. /Telegrafi/