Babai i Lionel Messit ka siguruar tifozët e Barcelonës, pas javësh që klubi po tenton të rinovojë kontratën me kampionin argjentinas, se i biri i tij nuk do ta lërë klubin katalanas.
“Nuk ekziston asnjë rrezik që Messi të largohet nga Barça”, ka deklaruar Jorge Messi në një lidhje me radion private Ser, të cilës i referohet La Vanguardia.
Kontrata e argjentinasit skadon në verën e 2018 dhe prej kohësh çështja e rinovimit ka shqetësuar tifozët e Barcelonës, sidomos pas zërave që kanë shfaqur hapur interesin për lojtarin klube të mëdha evropiane si, PSG apo Manchester City.
Sipas gazetës Sport, bisedimet mes Messit dhe klubit për rinovimin janë imediate. Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, ka thënë se është i angazhuar personalisht për këtë gjë./