Site icon Telegrafi

Babai i Messi arrin në Barcelonë për t’u takuar me Bartomeun – ditë vendimtare për katalunasit

Jorge, babai i Lionel Messit tashmë ka arritur në Barcelonë për të diskutuar të ardhmen e djalit të tij.

Ylli argjentinas tashmë ka dorëzuar letrën për largim nga klubi në javën e kaluar, pas më shumë se 20 vite qëndrimi në Camp Nou.

33-vjeçari është i acaruar me bordin e klubit, sidomos nga eliminimi i Ligës së Kampionëve 8-2 nga Bayern Munichu.

Lexo po ashtu Messi pajtohet me kontratën 700 milionë euro te Manchester City

Më pas, Ronald Koeman që zëvendësoi të shkarkuar Quique Setienin, i telefonoi Luis Saurezit për t’i thënë se nuk ishte në planet e tij.

Kjo nuk ndaloi më kaq dhe kishte një bisedë edhe me Messin, për t’i thënë se privilegjet e tij në klub kanë përfunduar.

Kjo situatë ka acaruar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që dëshiron të largohet si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Kështu mund të luajë Barcelona në edicionin 2020/21 - pa Messin në formacion

Në anën tjetër, Barcelona nuk dëshiron ta lejojë Messin të largohet në drejtim të Manchester Cityt pa u paguar 700 milionë euro nga këta të fundit, aq sa është klauzola e tij.

Jorge Messi do të takohet në zyrat e Barcelonës me Josep Maria Bartmuen për të gjetur një zgjidhje miqësore. /Telegrafi/

Exit mobile version