Mbrëmja e sotme në shtëpinë e BBVA solli një moment emocional dhe të tensionuar për Loredanën, kur babai i saj u shfaq për ta surprizuar.
Megjithëse takimi mes tyre filloi me ngrohtësi dhe fjalë mbështetëse, babai i saj shprehu shqetësimin për lidhjen e saj me banorin tjetër, Jozin, duke e konsideruar atë si një shpërqendrim nga qëllimi kryesor i vajzës në këtë program.
“Je afruar shumë me Jozin, erdhe për programin tënd, je vajzë shumë e mirë, shumë e rritur, më bëhet qejfi që t’i të ecësh në rrugën tende dhe jo të ndikohesh nga dikush tjetër që nuk e di a është apo jo për ty. Po të jetë për mirë, keni kohë që të njiheni me njëri-tjetrin, por për këtu ti erdhe të bësh programin tënd dhe këtë të bësh”, i tha ai.
“Unë rrugëtimin tim do ta bëj, por ai është bërë pjesë e saj”, i tha Loredana.
“Nuk duhet të kishe arritur deri në pikë. Ti e di që unë s’të ndaloj, por ty të ka mbuluar, të ka vënë një perde por ti nuk e kupton. Megjithatë forca, se ti do t’ia dalësh, me një cik distancë siç të takon. Të bësh lojën tënde”, i tha babai Loredanës.
Loredana, ndërkohë, premtoi se do ta merrte parasysh këtë këshillë, duke thënë: “Do t’i mbajë vathë në vesh këto”. /Telegrafi/