Një çiklist është dërguar me nxitimin në një spital në Argjentinë pasi u godit nga një BMW, të cilën e voziste babai i Lionel Messit, Jorge.
Djaloshi 24-vjeçari i paidentifikuar thuhet se për një moment kishte humbur vetëdijen pas përplasjes në një udhëkryq në qytetin e Rosarios.
Derisa djaloshi u dërgua në spital, babanë e lojtarit të Barcelonës policia e dërgoi në një stacion të policisë aty pranë.
Ai gjithashtu mendohet të jetë testuar edhe në testin e alkoolit para se të lejohet të largohet gjersa hetimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.
Ndryshe, aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mbrëmjes të enjten gjersa incidenti nuk pritet të rezultojë në veprime gjyqësore. /Telegrafi/