Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen infektive të coronivirusit i njohur ndryshe si Covid-19.
Abdulmanap, i cili ishte edhe trajneri i kampionit Khabib Nurmagomedov, vdiq në një spital në Moskë për shkak të komplikimeve të Covid-19, në moshën 57-vjeçare.
Ai pësoi një sulm në zemër pasi u diagnostikua me coronavirus dhe kjo kërkonte një operacion urgjent.
57-vjeçari u vendos dy herë në gjendje kome, ndërsa situata e tij u cilësua si “serioze, por e qëndrueshme”.
Por, sot (e premte) raportohet se Abdulmanap ka vdekur në mënyrë tragjike.
BREAKING: Abdulmanap Nurmagomedov, father of UFC champ Khabib Nurmagomedov, dies from Covid-19 complications aged 57 – reports https://t.co/qllLx0r2sV
— Samirah (@SameeraKhan) July 3, 2020
Udhëheqësi i Republikës Çeçene dhe shoku i familjes Nurmagomedov, Ramzan Kadyrov, raportoi vdekjen e tij gjatë të premtes.
Kampioni i UFC-së, Khabib nuk ka luftuar që nga shtatori i vitit 2019, kur ai mbrojti titullin e tij kundër Dustin Poirier në UFC 242.
Ai ishte menduar të përballet me Tony Ferguson në UFC 249 prillin e kaluar derisa pandemia globale e detyroi atë të mos luftojë.
Luftëtari i pamposhtur pritet të ndeshet me kampionin e përkohshëm të peshave të lehta Justin Gaethje në muajin shtator në UFC 253.
Sidoqoftë, humbja shkatërruese e babait të tij mund të shtyjë periudhën e luftës së Khabib Nurmagomedov. /Telegrafi/