Një femër ka raportuar se ish-burri i saj përmes telefonit ka kanosur djalin e tyre.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:50, në Shtime.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se ish burri i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar përmes telefonit me SMS, ka kanosur djalin e tyre viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raport.
Policia është në kërkim të të dyshuarit. /Telegrafi/