Site icon Telegrafi

Babai i James Rodriguez: Napoli është skuadra e duhur për djalin tim

James Rodriguez po largohet nga Real Madridi për t’u transferuar në Serie A në këtë afat kalimtar, kështu ka bërë të ditur babai i lojtarit.

Kolumbiani do të largohet në këtë verë nga Los Blancos, pas dy sezoneve të kaluara si i huazuar te Bayern Munichu.

Carlo Ancelotti, i cili aktualisht e drejton Napolin, është duke tentuar që ta transferojë 27-vjeçarin që nuk po dëshirohet më në Santiago Bernabeu.

James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Babai i James, Wilson, ka konfirmuar se djali i tij është duke u lidhur me një ribashkim me ish-trajnerin e tij, por që ende nuk ka asgjë konkrete.

“Mendoj se një aventurë e re është ajo se çfarë ai (James Rodriguez) ka nevojë. Napoli është opsioni më i mirë për të”, ka thënë babai i lojtarit në një intervistë për CalcioNapoli.

“Në mes tij dhe Ancelottit është një respekt i madh. James i është falënderues Carlos për atë se çfarë ka bërë, ai e di se mund të nxjerrë më të mirën nga ai”.

Lexo po ashtu James Rodriguez afër transferimit te Napoli

“Trajneri gjithmonë ka qenë i kënaqur me paraqitjet e tij. Ka shumë spekulime rreth këtij transferimi, por unë mendoj se atij i duhet një sfidë e re”, ka shtuar më tej Wilson Rodriguez.

Bayern Munichu e kishte opsionin që ta blinte kolumbianin, mirëpo ka hequr dorë qysh para përfundimit të sezonit që lamë pas. /Telegrafi/

Exit mobile version