Telegrafi

Babai i Iniestës: Rinovimi i Andres me Barcën nuk do të jetë problem

Barcelona është në pritje të vazhdueshme të kapitenit të ekipit të parë, Andres Iniestas, kontrata e të cilit mbaron më 30 qershor të vitit 2018.

Në orët e fundit ka pasur përplasje mes presidentit të klubit Joseph Maria Bartomeu dhe Iniestas.

Bartomeu për ‘Sport’ dhe ‘Mundo Deportivo’ ka pohuar se kapiteni ka vazhduar kontratën me katalonasit.

Por, disa orë më vonë, Iniesta e mohoi atë me mbërritjen në Barcelonë pas angazhimit me kombëtaren spanjolle

“Jo”, u përgjigj shkurt mesfushori legjendar i Barcës, e cila bëri bujë të madhe në mediat botërore.

Babai i futbollistit ka folur për ‘Cuatro’, Jose Antonio Iniesta ka pohuar se rinovimi i Andres “nuk do të jetë problem”.

Ndryshe, mediat italiane kanë raportuar ditëve fundit se lojtari mund të transferohet te Interi. /Telegrafi/