Babai i Beyonce Knowles, Matthew ka zbuluar një mashtrim të vajzës së tij.
Gjatë një intervite për radion Power 105.1 në New York, ai ka thënë se Beyonce ka më shumë vite se sa thotë, transmeton Telegrafi.
Sipas tij ylli është moshatare me Pink dhe Usher, të cilët janë 36 dhe 37 vjeç dhe vajza e tij merte pjesë së bashku me ta në beteja grupesh dhe të gjithë ishin moshatarë rreth 14-15 vjeç.
Sipas llogarive del që Beyonce është 36 vjeçare dhe nuk dihet se përse ajo ka gënjyer lidhur me moshën.
Kjo nuk është hera e parë që babai i saj gjatë deklaratave nxjerr keq vajzën e tij duke zbuluar të vërteta që Beyonce nuk do të dëshironte. /Telegrafi/