Babai i Gonzalo Higuainit, ka drejtuar gishtin në drejtim të Florentino Perezit për largimin e të birit të tij nga Real Madridi, i bindur se presidenti nuk e ka dashur reprezentuesin argjentinas.
Higuain e shijoi futbollin evropian së pari me Realin pasi u bashkua nga River Plate në vitin 2007, duke pasur një periudhë të suksesshme në La Liga me tri tituj të kampionit.
15 – Gonzalo #Higuain is the first foreign player to score 15 goals in 5 Serie A campaigns in a row since Gunnar Nordahl (1949-1956, 8 campaigns). History. pic.twitter.com/Mn63TXv1YE
— OptaPaolo (@OptaPaolo) March 15, 2018
Por, më pas ai u lirua nga Reali edhe pse shënoi 107 gola në 190 paraqitje, ndërsa ju bashkua Napolit ku vazhdoi të performojë në nivele të larta.
Sezoni i fundit në Napoli e pa atë të shënonte 36 gola në 35 ndeshje në Serie A, që bindi Juven të investojë 90 milionë euro për sulmuesin e shumëanshëm.
Sulmuesi 30 vjeçar tash do të ketë rastin që të hakmerret ndaj Real Madridit, pasi edhe babi i tij thotë se ishte pikërisht presidenti Florentino Perez ai që mund të konsiderohet fjator për largimin e tij nga Bernabeu.
“Më dhembi shumë kur ai u largua nga Reali”.
“Është një gjë që e bëri presidenti. Ndoshta Perezi nuk e ka dashur atë”.
“Mendoj se do të kishin bërë më shumë gëjra së bashku Benzema, Ronaldo dhe Gonzalo”.
“Kur ata e formësuan treshen në Madrid, ata ishin tri prej golashënuesve më të mirë. Gonzalo ka mundur të qëndrojë më gjatë te Reali”, potencoi babai Jorge për Cadena Ser.
/Telegrafi/