Telegrafi

Babai është trajner i suksesshëm, shikoni sa e bukur është vajza e Allegrit (Foto)

Atë e bijë, me mentalitet fituesi.

Masimiliano Allegri fiton në fushë, me Juventusin e tij, ndërsa e bija, Valentina Alegri vazhdon të fitojë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.

Këtë herë Valentina, ka preferuar të ndjekë ekipin e babait, nga ishujt Maldive.

Vajza simpatike e trajnerit Alegri është duke shijuar diellin e ngrohtë të Maldiveve dhe nuk ngurron për asnjë moment të ndajë foto nga pushimet, me ndjekësit e vet.

Valentina është vajza e vetme e trajnerit livornez të bardhezinjve dhe ka zënë shpesh faqet e para të mediave rozë. /Telegrafi/